Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reeker dhe Friedman: ShBA s’do ketë angazhim në Ballkan siç ka pasur – s’jeni aq të rëndësishëm sa mendoni

NULL NULL
05.06.2025 19:36
Philip Reeker. Foto: EPA-EFE

Themeluesi dhe presidenti i organizatës “Geopolitical Futures”, George Friedman deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk janë përgjegjëse për të gjithë botën. “Nuk po e braktisin atë, por po tërhiqen”, tha ai, teksa ndërsa ish-diplomati amerikan Philip Reeker theksoi se ShBA-ja nuk do të jetë e angazhuar në Ballkanin Perëndimor siç kanë qenë për 30 vitet e fundit.

Në forumin e Iniciativës “Pupin” në Beograd, Friedman shpjegoi se si lufta në Ukrainë tregoi se Rusia nuk mund ta nënshtrojë atë pas tre vitesh konflikti, gjë që gjithashtu përhapi fantazinë se Moska mund ta nënshtrojë Evropën, shkruan media serbe “Danas”, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjithashtu beson se Presidenti i ShBA-së Donald Trump nuk ka iniciuar një rishikim të marrëdhënieve me Kinën dhe Evropën, një president tjetër i ShBA-së do të kishte bërë të njëjtën gjë, “ndoshta më mirë”.

“Trumpi po përpiqet të zvogëlojë ekspozimin e ShBA-së në botë”, deklaron Friedman, teksa kujtoi praktikën e mëparshme që nëse diçka do të ndodhte në Azi ose Afrikë, Amerika duhej të ishte atje.

“Bota ka ndryshuar, ashtu si edhe ju, dhe ajo është e aftë të zgjidhë problemet e saj pa praninë tonë. Ne nuk jemi përgjegjës për të gjithë botën, ju jeni përgjegjës për vendin tuaj, gjermanët për Gjermaninë, ne për veten tonë”, tha Friedman.

Ish-ndihmës Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Philip Reeker, tha se tridhjetë vjet më parë, pas Daytonit, Ballkani dominoi lajmet dhe ishte një pjesë kyçe e politikës së jashtme të ShBA-së. Por ai vuri në dukje se rajoni e konsideron veten shumë më të rëndësishëm sesa është.

Reeker theksoi se rajoni mbetet një udhëkryq i rëndësishëm për energjinë, por edhe një terren për fuqitë e tjera që të përpiqen të zgjerojnë ndikimin e tyre.

“Është e vështirë për mua të kuptoj lidhjen me Rusinë, sepse nuk kam parë që ajo të ketë bërë diçka të prekshme për Serbinë. Beogradi është një qytet i madh evropian, një qytet i inovacionit, teknologjisë, shkencës dhe duhet të vazhdojë në atë rrugë, për të rifituar rolin e tij në rajon, në një mënyrë paqësore me fqinjët e tij, duke përparuar në rrugën evropiane”, theksoi Reeker.

“Duhet të kuptohet se kjo është një pikë tranzicioni dhe se ShBA-ja nuk do të jetë e angazhuar drejtpërdrejt si në 30 vitet e fundit”, tha Reeker. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.