Si ta kuptoni që vuani nga tensioni i lartë i gjakut? NULL NULL 05.06.2025 13:44 05.06.2025 13:44 Foto ilustruese Për shkak që nuk ka simptoma, tensioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur”. Nëse nuk kontrollohet, mund të shkaktojë atak në zemër, sëmundje të veshkave dhe sulm në tru. Por cilat janë shenjat e hershme që tregojnë se po vuani nga hipertensioni? Gjakderdhje nga hunda; Dhimbje koke; Marramendje; Vështirësi në përqendrim; Ënjtje. Çfarë ndodh nëse i injoroni shenjat paralajmëruese të presionit të lartë të gjakut? Rreziku i goditjes në tru, sëmundjeve kardiovaskulare, atakut në zemër ose aneurizmës arteriale mund të rritet. Mund të ndodhë dëmtim serioz i retinës së syve, i quajtur retinopati hipertensive. Funksioni i veshkave mund të preket, duke rezultuar në dështim të veshkave. /living.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Tre vitamina që mund të forcojnë imunitetin dhe të përshpejtojnë humbjen e peshës 15 orë më parë