Hegseth: NATO është afër konsensusit për angazhimin prej 5% NULL NULL 05.06.2025 13:24 05.06.2025 13:24 Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, ka mbajtur konferencë për media pas një takimi me homologët e tij të NATO-s. “Vendet atje po e kalojnë shumë 2% dhe mendojmë se janë shumë afër, pothuajse afër konsensusit, për një angazhim prej 5% për NATO-n,” tha ai. ShBA-të po u bëjnë thirrje aleatëve të NATO-s të shpenzojnë 5% të GPS-së për mbrojtje, shumë më tepër se objektivat aktuale. “Ka disa vende që nuk janë ende atje, nuk do të përmend emra,” shtoi ai. I pyetur konkretisht për Mbretërinë e Bashkuar, ai thotë “do të arrijmë atje”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.