“Jam tuj e pastru, meniherë si shkut ia nisa…”/ Kiksi niset për shtëpi, problemi në Skenderaj zgjidhet (VIDEO) NULL NULL 04.06.2025 19:42 04.06.2025 19:42 Mbeturinat mjekësore kishin shqetësuar sa s’ka qytetarët e Skenderajt. Ata lajmëruan Kiks Kosovën se ato mbeturina që po i hidhte një poliklinikë private, po ua rrezikonin shëndetin atyre. Kiks Kosova qëndroi disa orë në Skenderaj dhe u takua me ortopedin Enver Beqirin, mbi të cilin rëndonin akuzat e banorëve. I njëjti i premtoi Kiks Kosovës që do e rregullojë atë problem sa më shpejt që është e mundur. Me të arritur ekipi i KIKS Kosovës në Prishtinë, arrin një informacion nga ortopedi Enver Beqiri. Ai përmes telefonit lajmëron se me t’u larguar ekipi i KIKS-it nga Skenderaj, ai ka lajmëruar disa ekskavatorë të cilët kanë filluar menjëherë largimin e mbeturinave nga ajo pjesë. Burime të emisionit kanë nisur menjëherë fotografitë në adresë të KIKS Kosovës, ku shihet se çështja për të cilën ishin të shqetësuar, tashmë kishte gjetur zgjidhje. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 3 orë më parë