Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Unë jam specialist, s’merrna me bërllok”/ Ortopedi nuk ishte në dijeni për ndotjen? (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2025 19:22

Qytetarë të një lagjeje të Skenderajt, iu ankuan Kiks Kosovës për një deponi ilegale bërlloku, në të cilën po hidheshin shiringa e fasha me gjak, të cilat dyshohet se vinin nga një klinikë private që funksionon aty pranë.

Një ekip i emisionit u nis për të parë gjendjen, dhe konstatoi se ankesat e banorëve ishin të bazuara.

E sapo ekipi i KIKS-it mori drejtimin për tek pjesa e klinikës ku ortopedi Enver Zeqiri po ushtronte veprimtarinë, dera e asaj dhome u mbyll.

E frikësuar, ishte punëtorja që bashkëpunonte me ortopedin e cila ngujoi veten brenda ordinancës, ani pse ende nuk ishte informuar se pse KIKS-i kishte shkuar aty.

Sapo KIKS-i liroi ordinancën për t’u kthyer edhe njëherë aty, gazetares i erdhi një telefonatë.

Ishte ortopedi Enver Zeqiri, i cili po ftonte ekipin për çfarëdo sqarimi që po kërkohej.

Me t’u rehatuar në ordinancë, ortopedi Enver Zeqiri mohon të ketë ditur se problemi me mbeturinat e ordinancës së tij ekziston.

Ai thotë se një gjë të tillë po e dëgjon për herë të parë nga gazetarja.

Zeqiri thotë se ai është specialist dhe nuk merret me pjesën e mbeturinave, e një përgjegjësi e tillë i takon pronarit të poliklinikës ku ai zhvillon veprimtarinë.

Ani pse për KIKS-in pronari i poliklinikës “Arizona” tha se i kishte tërhequr vërejtjen punëtores së tij, Enver Zeqiri tha se asnjëherë nuk u informua nga ajo për këtë problem.

Për KIKS Kosovën, ortopedi Zeqiri tha se është i vetëdijshëm për rrezikun që hedhja e këtyre mbeturinave kanos andaj nuk do e bënte një gjë të tillë.

Para kamerës, ortopedi Enver Zeqiri premton që këtij problemi do i japë zgjidhje menjëherë, duke liruar hapësirën nga ato mbeturina.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.