Kanos dhe sulmon dy femra, arrestohet i dyshuari në Prishtinë NULL NULL 04.06.2025 08:46 04.06.2025 08:46 Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka kanosur dhe sulmuar dy femra, duke dëmtuar edhe derën e banesës së tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton klankosova.tv. ”Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe sulmuar dy viktimat femra kosovare. Po ashtu i dyshuari gjatë incidentit ua ka dëmtuar edhe derën e banesës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.