Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rruga me gropa e ujë, shqetësim për banorët e lagjes “Qafa” në kryeqytet

NULL NULL
03.06.2025 10:51

Banorët e rrugës “Hyrë Emini” në lagjen “Qafa” në Prishtinë shprehen të shqetësuar për shkak të gjendjes së rëndë të infrastrukturës rrugore.

“Pusetat janë të mbushura me ujë, rruga ka gropa të mëdha dhe po na rrezikon si këmbësorë edhe po i dëmton veturat”,  thotë një nga banorët, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Sipas tij, kjo situatë zgjat prej më shumë se 20 vitesh, ndërsa ankesat në Komunë nuk kanë sjellë asnjë zgjidhje konkrete.

“Ka pengesa për të gjithë, për fëmijët, për nënat me karroca, për bizneset përreth”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.