Mërgimtarët ‘shlirojnë’ dorën, remitancat shkojnë në mbi 402 milionë euro në katër muajt e parë NULL NULL 02.06.2025 09:47 02.06.2025 09:47 Banka Qendrore e Kosovës, para disa ditësh ka publikuar të dhënat nga Bilanci i Pagesave. Sipas këtyre të dhënave, remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e vendit, duke shënuar rritje të qëndrueshme edhe gjatë muajve të parë të 2025-tës. Deri në fund të marsit të këtij viti, vlera e përgjithshme e remitancave arriti në 291.27 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 3.65 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Remitancat për muajin prill 2025 kapën shumën 111.66 milionë euro, duke e çuar totalin e katërmujorit të parë në 402.93 milionë euro. Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Një tjetër aktvendim i Komerciales i kërkon ZRrE-së pezullimin e vendimit për rrymën e bizneseve 2 days
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 2 weeks