Sot “finalja” e barazhit për Superligë NULL NULL 31.05.2025 10:46 31.05.2025 10:46 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv Me fillim nga ora 16:00, “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes së barazhit, ku Llapi kërkon vazhdimin e qëndrimit në Superligë. Ndërsa me qëllimin për ngjitje në Superligë, në kryeqytet udhëton Vushtrria, ku për herë të fundit në këtë kompeticion ishte në sezonin 2019-20, kur edhe ra nga liga aso kohe pas humbjes nga Ballkani me rezultat 1-3, njofton Klankosova.tv. Për ndeshjen e sotme, interesim të madh kanë shfaqur të dyja tifozeritë, e të cilat kanë premtuar spektakël në tribuna. Vushtrria e ka siguruar barazhin pas fitores 3:1 ndaj Lirisë së Prizrenit, ndeshje kjo e cila u luajt më 24 maj, teksa Llapit i duhet të luftojë që betejën në Superligë ta vazhdojë pasi këtë sezon mbeti në vendin e 8-të. Kjo ndeshje do të transmetohet ekskluzivisht në Sport1 në platformën më të madhe televizive shqiptare, Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.