Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arjola-Ninës: Je modele në pension (VIDEO)

NULL NULL
30.05.2025 22:01

“Supernova” në Klan Kosova ka tërhequr vajza të moshave të ndryshme.

Në këtë emision aplikoi edhe Nina, 34-vjeçare, e cila tha se duke qenë që mosha nuk ishte kriter dhe duke i parë, siç tha, disa pika të forta te vetja, vendosi të vinte në këtë projekt televiziv.

Mirëpo, njëjtë nuk mendoi edhe anëtarja e jurisë, Arjola.

“Mendoj që pak a shumë kjo është mosha e pensionit për modele”, tha ajo me ëmbëlsinë që e karakterizon.

Këtë koment, konkurrentja e mirëkuptoi.

“Mendoj që Arjola donte të më sfidonte, duke qenë se unë një ndër pikat e forta kam argumentin, ajo donte dhe të më sfidonte nëse unë do të pranoja që të sfidoja me rroba banje apo jo. Nuk është se kishte diçka më personale apo që kishte diçka me pamjen time”.

“Unë nuk kam komplekse, e pranoj dhe e dua veten time kështu siç jam, bashkë me origjinalitetin që më përfaqëson”, tha Nina.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.