Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Windows 10, platformë e shumëfishtë

NULL NULL
02.05.2015 16:22
Windows 10 do të bëj revolucion duke u shfrytëzuar si platformë nga smartfonët , tabletët, Xbox dhe nga kompjuterët.

Gjatë konferencës Build 2015, Microsoft zbuloi një veçori të re për platformën Windows 10, që do të quhet “Continuum for Phones”. Kjo veçori e re do të lejojë telefonat inteligjentë që do të operojnë me sistemin e fundit operativ të Microsoft-it të transformohen në kompjuterë kur lidhen me ekrane të mëdhenj.

Kompania do t’u japë zhvilluesve mjetet e duhura për të krijuar softuerin që përdoret tek kompjuterët, tabletët, telefonat inteligjentë dhe konsola Xbox. Aplikacionet mund të adaptohen lehtësisht me madhësinë e ekranit ku do të shfaqen, dhe kjo falë veçorisë “Continuum for Phones”.

Joe Belfiore demonstroi se si operojnë aplikacionet Excel dhe Photos tek një telefon inteligjent Windows 10 i lidhur me një ekran. Ai tregoi gjithashtu se përmbajtja mund të kopjohet nga aplikacionet në telefon, si Messaging, dhe të kalohen në aplikacionet për pajisjet desktop.

Veçoria “Continuum for Phones” nuk do të jetë në dispozicion tek pajisjet aktuale Windows Phone, por vetëm tek telefonat inteligjentë të ardhshëm që do të operojnë me sistemin Windows 10.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.