Nis punën QKMF-ja e re në Mitrovicë, Shabani tregon veçoritë e saj (VIDEO) NULL NULL 29.05.2025 07:49 29.05.2025 07:49 Fahri Shabani Në Mitrovicë ka nisur punën Qendra e re Kryesore e Mjekësisë Familjare. Por çfarë e bën më të veçantë këtë qendre, ka treguar për “Orën Shtatë” Fahri Shabani, drejtor i Shëndetësisë në Mitrovicë, transmeton Klankosova.tv. “Ka qenë një punë e jashtëzakonshme, dhe nuk e fshehim as gëzimin e as krenarinë. Ky projekt do të përmirësojë shumë shërbimet shëndetësore për qytetarët. Një qendër e tillë ka qenë shumë e nevojshme për qytetarët, ka qenë kërkesë e vazhdueshme jo vetëm e personelit shëndetësor, por edhe e vetë qytetarëve, sepse objekti i vjetër i QKMF-së ka qenë shumë i vjetër, por ka pasur edhe hapësira të ngushta sepse në të njëjtën ndërtesë kanë funksionuar edhe ambulancat specialistike si dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, dhe ka pasur qasje mjaft të vështirësuar për qytetarët”, tha Shabani. “Është shumë e qasshme për qytetarët”, thotë ndër të tjera Shabani për ndërtesën e re të QKMK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 16 orë më parë