Emra Brah dhe Ronela Hajati në kërkim të partnerit… (VIDEO) NULL NULL 28.05.2025 18:42 28.05.2025 18:42 Emra Brah dhe Ronela Hajati kanë paralajmruar projektin e tyre më të ri, këngë kjo që do të publikohet të premten në ora 16:00. Kënga është e një stili të veçantë, në të cilën edhe Ronela e edhe Emra kanë pjesë të repit, duke i sjellë këngëtarët ndryshe. Ky projekt po ashtu mban në të motive tradicionale shqiptare, por të modernizuara detajisht. Emisioni Prive KlanKosova ka mësuar se për xhirimin e këtij klipi kanë marrë pjesë më shumë se 200 statistë, duke u bërë kështu njëri ndër projektet shqip me më së shumti pjesëmarrës në të. Në tekst thuhet “çika po don burrë” e “djali po don gru”, tekst ky i shkruar nga vet këngëtari. Nëse Ronela dhe Emra janë në kërkim të “burrit dhe gruas” do e kuptoni në një intervistë në Prive KlanKosova, të shtunën në ora 19:00. Emra Brah i ftuar në emisionin Prive KlanKosova, si intervista e parë ekskluzive e tij, do rrëfejë ndër të tjera edhe për prapaskenat e këngës me Ronelën. Kënga që ata paralajmëruan pritet të jetë hit i verës, bazuar në një pjesë të shkurtër që kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale. View this post on Instagram A post shared by Emra Brah (@emra_brah)