Thunder për finale, Timberwolves për kthesën NULL NULL 28.05.2025 16:54 28.05.2025 16:54 Sonte do të luhet seria e pestë e finaleve të Konferencës në NBA, ku Oklahoma City Thunder do ta kërkojë fitoren e radhës ndaj Minnesotas. OKC e ka shansin e artë pasi është vetëm një fitore larg finales së madhe të NBA, pasi udhëheq serinë e fitoreve prej 3-1. Ndeshja e fundit ishte spektakël i vërtetë, ku OKC shënoi fitore dramatike 128:126 ndaj Minnesotas, njofton Klankosova.tv. Në këtë takim shkëlqeu Shai Gilgeous-Alexander, duke shënuar 40 pikë, duke e afruar kështu OKC-në me vetëm një fitore larg finales. Kjo ndeshje transmetohet sonte në ora 02:30 në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.