Pas disa orësh përfundon intervistimi i Faton Pecit NULL NULL 27.05.2025 18:40 27.05.2025 18:40 Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pasi u intervistua nga hetuesit e Prokurorisë Speciale. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga prokurori i rastit, Admir Shala. Shala bëri të ditur se Peci u intervistua në cilësinë e të dyshuarit. “Tani ka përfunduar marrja në pyetje dhe është liruar në procedurë të rregullt”, tha Shala për Klankosova.tv. Ministri në detyrë i MBPZHR-së u pyet sot nga hetuesit lidhur me kontratën e fabrikës për mbetjet shtazore. Ndërkohë po sot u intervistua edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha./ Klankosova.tv.