Incidenti në Tërstenik – Dy familje zihen për pronën, ftohet policia (VIDEO) NULL NULL 26.05.2025 15:24 26.05.2025 15:24 Një familje në fshatin Terstenik të Drenasit është detyruar të largohet nga prona e saj, pas një mospajtim që ka nisur nga një marrëveshje e vitit 2007 për ndërtimin e përbashkët të dy objekteve. Sipas familjes, përsoni i cili donte ta blente pronën e tyre përmes mashtrimit dhe pa dijeninë e familjes, nëpërmjet kryefamiljarit të tyre ka regjistruar të gjithë pronën prej 25 arësh në emër të tij. Pasi nuk ishte kthyer për më shumë se 10 vjet, ai është paraqitur sërish dhe ka kërkuar lirimin e pronës pa ofruar asnjë kompensim. Familja Dvorani, në prani të njësisë speciale, u detyrua të largohej nga shtëpia, ku jetonin me fëmijët paraditën e së hënës. Gjendja e tyre emocionale është rënduar, ndërsa ata kërkojnë drejtësi dhe shpjegim se si një pronë prej 25 arësh mund të përfundojë në emër të një personi pa marrëveshje të plotë ligjore dhe pa kompensim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 13 orë më parë