ASISTI 620: Kupat kthehen te Vendi i Kupave! NULL NULL 26.05.2025 14:53 26.05.2025 14:53 Trepça mbrojti titullin e kampionit dhe u shpall kampione për herë të gjashtë në histori të basketbollit të pavarur kosovar nga 1991/92 Edicioni 2025 i ProCredit Superligës përfundoi me finalen historike e cila solli dy të para: për herë të parë ndonjëherë në finale të Ply Offit u takuan Bashkimi e Trepça dhe për herë të parë në histori një seri finale u zhvillua me katër fitore. Kurrë më herët në 30 finalet paraprake, hiç kampionatet e pazhvilluara 1997/98 dhe 1998/99 për shkak të luftës dhe 2019/2020 për shkak të pandemisë COVID 19, dy skuadrat e Katërshes së Madhe historike, Trepça dhe Bashkimi nuk u ndeshën në betejë për titull. Të mërkurën e kaluar në Minatori, në një atmosferë të zjarrtë dhe fantastike basketbollistike , Trepça triumfoi në finalen e gjashtë (ishte kjo finalja numër 6 e parë ndonjëherë e zhvilluar) duke e fituar titullin e gjashtë në histori të klubit dhe basketbollit kosovar. Me këtë, mitrovicasit e ngritën numrin e trofeve në 19 Ishte ky një edicion i zjarrtë dhe tepër i niveluar gjatë të cilit mitrovicasit fituan të tri finalet në të cilat u paraqitën: Superkupën e Kosovës 2024, Kupën e Kosovës 2025 dhe së fundmi titullin e kampionit 2025. Sa ishte e vështirë të përsëritet ky sukses? Cilat ishin sfidat dhe problemet gjatë këtij rrugëtimi? Analiza e këtij edicioni dhe planet për edicionin e radhës? Gjitha këto i bisedojmë sonte me mysafirët special të ASISTIT 620: Vullnet Sefaja kryetari i KB Trepçës dhe Dardan Kapiti, qendra e re e cila tashmë pas vetës ka 7 trofe dhe sot kjo dysh i sjell Kupat te vendi i Kupave. Natyrisht edhe sonte vjen blloku unik dhe i dashur për gjithë ne Shqiptarët n’Botë në ASIST dhe dhe krejt në fund sjellim ajkën me Top Aksionet e finales së gjashtë vendimtare, Trepça – Bashkimi. Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 620 direkt nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.