Incidenti në Tërstenik: Policia ndërhyn në kontestin pronësor (VIDEO) NULL NULL 26.05.2025 12:19 26.05.2025 12:19 Në Tërstenik të Drenasit u desh ndërhyrja e policisë pas një kontesti pronësor brenda një familje. Detaje shtesë rreth këtij rasti dha gazetarja Sala Gashi, transmeton Klankosova.tv. “Në Tërstenik të Drenasit, dy familjarë të familjeve të ndryshme, u konfliktuan për një pronë, e cila daton qysh nga vitit 2007. Marrëveshjen që e kanë pasur këto dy familje, Ilaz Shehu bashkë me Land Dvoranin ishte në vitin 2007, që nëse do të lirohej prona në fjalë, do të ndërtoheshin dy objekte të tjera, njëra për familjen Dvorani, e tjetra për familjen Shehu. Duke iu referuar familjarëve të familjes Dvorani, pasi kishin kaluar dy vjet, dhe nuk është përmbushur kontrata, atëherë e kanë cilësuar si një mashtrim, dhe se është zhdukur totalisht për 10 vjet dhe nuk kanë pasur totalisht asnjë kontakt familja Dvorani bashkë me familjen Shehu”, u shpreh Gashi për Klan Kosova. Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 13 orë më parë