“Prenk Jakova” feston me koncert dedikuar Mark Kaçinarit NULL NULL 25.05.2025 21:43 25.05.2025 21:43 Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë në kuadër të festimeve për 75 vjetorin e themelimit të saj, organizon koncert solemn kushtuar kompozitorit, Mark Kaçinari. Ky përvjetor do të shënohet me një tribunë muzikologjike dhe koncert, të dy ngjarjet me dedikim për kompozitorin e njohur shqiptar, me rastin e 90-të vjetorit të lindjes së tij, transmeton klankosova.tv. Tribuna muzikologjike do të mbahet më 29 maj, prej orës 12:00 në sallën e koncerteve në Prenk Jakova, kurse koncerti do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotektës Universitare, po më 29 maj, me fillim në ora 18:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.