Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi (VIDEO)

NULL NULL
24.05.2025 21:34

A e kishin ditur shokët e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut se për ku ishin nisur ata natën kritike të 31 janarit 1997?

“Jo”, thotë shoku i dëshmorëve, Arben Fetoshi, transmeton klankosova.tv.

“Duke qenë nipi i Ukshin Hotit, shokët dhe shoqet ndoshta kanë qenë më të hapur në biseda të ndryshme, ndoshta jam prej shokëve që në mënyrën më intensive ka biseduar me Edin, asokohe. Por asnjëherë goja e tij nuk ma ka pohuar që është pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë pak e kam marr me mend, mirëpo asnjëherë nuk e ka pohuar, sepse organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur konspiracion të hekurt, nuk ka shanse që ne në fakultet të kishim dijeni për këso aktivitetesh që ata zhvillonin në fillet e veta”, u shpreh Fetoshi në “Oxygen” në Klan Kosova.

Fetoshi tutje shton se nëse UÇK nuk do të kishte kësi konspiracioni, mbase edhe do të dështonte.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.