Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri NULL NULL 22.05.2025 17:49 22.05.2025 17:49 Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka reaguar pas vrasjes së tmerrshme të dy diplomatëve izraelitë në Uashington. Ajo u ka shprehur ngushëllime familjarëve të çiftit dhe gjithë popullit izraelit. “Jam e tronditur dhe thellësisht e pikëlluar nga vrasja e tmerrshme e dy diplomatëve izraelitë në Uashington. Ngushëllimet e mia më të thella për popullin e Izraelit dhe për familjet e dy diplomatëve izraelitë”, ka shkruar Demiri në “X”, njofton Klankosova.tv. Për këtë rast ka shkruar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë, e cila poashtu ka ngushëlluar familjarët e diplomatëve izraelitë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 13 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 15 orë më parë