Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emrat e të arrestuarve për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, njëri kishte të afërm në Siri

NULL NULL
22.05.2025 09:55

Drejtoria kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion policor, që rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe shpërndarje të propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste.

Dy të dyshuarit që ishin cak i shtetit, siç mëson Klankosova.tv. janë Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu.

Njëri prej tyre, sipas të njëjtave burime, ka pasur të afërm në Siri, të cilët dyshohet se janë vrarë atje.

Një gjë e tillë pritet të konfirmohet posa të zbulohen detaje nga dosja e Prokurorisë.

Të arrestuarit, dyshohen se kanë përdorur rrjetet sociale, për shpërndarjen e propagandës dhe nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë bërë me dije për Klankosova.tv se rastet janë të ndara dhe brenda afatit, do të ushtrohet kërkesa për masën e sigurisë.

“Ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Mund të konfirmojmë se rastet janë të ndara dhe se prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.”/Klankosova.tv.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

lajme të ngjashme