Trepça e nis mbarë, e fiton çerekun e parë të serisë së gjashtë ndaj Bashkimit NULL NULL 21.05.2025 19:24 21.05.2025 19:24 Trepça e ka fituar çerekun e parë të finales së gjashtë ndaj Bashkimit me rezultat 27:22. Më i miri në 10-minutëshin e parë te Trepça ishte Green, i cili realizoi shtatë pikë, një kërcim e tre asiste. Ndërsa, te Bashkimi u dallua Copes, i cili shënoi pesë pikë dhe një kërcim, njofton Klankosova.tv. Kjo është hera e parë në historinë e basketbollit të Kosovës që po luhen gjashtë finale, ku aktualisht serinë po e udhëheq Trepça me rezultat 3:2. Ndeshjen mes Trepçës dhe Bashkimit mund ta ndiqni live në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.