Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Gjysmën e rrogës për BMW”, koleksionuesi tetovar me 570 modele të BMW-ve në miniaturë (VIDEO)

NULL NULL
20.05.2025 10:50

Shpat Misimi nga Tetova është bërë i njohur për koleksionin e jashtëzakonshëm të veturave, duke poseduar miniaturë 570 modele të ndryshme të BMW-së dhe 9 vetura oldtimer.

Ky pasion i rrallë për një nga markat më të njohura dhe më prestigjioze të automobilizmit gjerman – e cila simbolizon performancën, elegancën dhe inovacionin – e ka kthyer koleksionin e tij në një atraksion unik, transmeton klankosova.tv.

Në Krejt Ka Pak me Milot Hasimja, ai tregoi përkushtimin e tij dhe lidhjen e thellë me trashëgiminë dhe zhvillimin teknologjik të BMW-së ndër vite.

”Ka nja gjashtë vite ose shtatë qëkur kam filluar t’i mbledh”.

”Ndoshta është nga dashuria për veturat, qysh prej i vogël”.

Ai shtoi se ky e bënë diferencën meqë të tjerët përfshijnë në koleksione edhe modele të markave të tjera të veturave.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.