Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja në Durrës, dalin pamjet nga vendngjarja, gjurmë plumbash mbi xham

NULL NULL
20.05.2025 09:25

Durrësi u trondit këtë të martë nga një vrasje me armë zjarri, që ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 18 të qytetit bregdetar.

Viktimë ka mbetur Ermir Dedja, i cili ndërroi jetë në ambientet e spitalit duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

A2 CNN ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku 29-vjeçari sipas burimeve nga Policia e Durrësit u vra në një atentat, transmeton Klankosova.tv.

Aty shihen forca të shumta policie, ekspertë të kriminalistikës dhe shenja të plumbave në xhamin e një dere. Ndërsa, e gjithë zona është e rrethuar nga shiritat që tregojnë skenën e krimit.

Ende nuk dihen motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje, por Dedja ishte një emër i njohur për Policinë e Shqipërisë.

Ndërkohë është ngritur grup i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.