‘Luftëtari’ shqiptar pa ndjenja në kafaz, u dërgua në spital pas 100 goditjeve të marra (VIDEO) NULL NULL 19.05.2025 13:23 19.05.2025 13:23 Një ngjarje dramatike ka ndodhur në sportin e arteve maciale mikse “MMA”. Në Munchen të Gjermanisë në “MBW Park” ka ndodhur një rast i rëndë ku ‘luftëtari’ shqiptar Arijan Topallaj humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me irlandezin Denis Frimpong. Frimpong dominoi sfidën dhe arriti ta mbyllë me një nokaut teknik në raundin e tretë, në sekondën e 44-të. Bazuar në statistikat zyrtare, Topallaj mori rreth 100 goditje, ndërsa dha vetëm 53, duke u dorëzuar për shkak të lodhjes dhe presionit të vazhdueshëm. Topallaj u nxor nga kafazi me barelë dhe u dërgua menjëherë në spital. Fatmirësisht, sipas organizatorëve, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën. Më pas sportist shqiptar, bëri dhe një reagim në rrjetet sociale, duke shkruar: “Falënderimi i qoftë Allahut për gjithçka. Çfarë sporti i çmendur që bëj, por e dua këtë gjë me gjithë shpirt. Edhe pse mbrëmja nuk shkoi siç ishte planifikuar, një gjë mund ta them me zemër të pastër: E lashë gjithçka në kafaz. Që nga raundi i dytë, trupi im nuk më dëgjoi më. U thye fizikisht. Nuk e di në fund të ditës pse ndodhi kjo, por një gjë e di: Kam dhënë gjithçka në përgatitje dhe në luftë. Ndonjëherë është thjesht e pashpjegueshme – pse, për çfarë, nga se. Por Zoti ka plane më të mëdha sesa mund t’i kuptojmë ndonjëherë. Faleminderit ekipit tim, vëllezërve të mi, familjes sime dhe secilit prej jush që qëndroni pas meje. Keni qenë aty që nga fillimi dhe vazhdoni të jeni, pavarësisht gjithçkaje. Për këtë nuk kam fjalë, vetëm mirënjohje. Koha jonë do të vijë. Inshallah. Si do të vazhdojë më tej? Nuk e di ende. Kjo do të shihet në javët në vijim. Shihemi së shpejti, vetëm dashuri për të gjithë. Faleminderit nga zemra”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Thiago Silva me 40 vjet, e portieri me 44 sosh çojnë Fluminensen në gjysmëfinale të Botërorit 20 minuta më parë