Seria e pestë e finaleve: Trepça një hap para mbrojtjes së titullit NULL NULL 18.05.2025 09:49 18.05.2025 09:49 Superfinalja e basketbollit sonte vazhdon me sfidën e pestë. “Sezai Surroi” në Prizren, do të jetë arena ku do të përballen Bashkimi dhe Trepça. Mitrovicasit janë duke avancuar me rezultat 3:1 dhe janë një hap afër mbrojtjes së titullit, pasi që skuadra e cila i shënon katër fitore shpallet kampion, njofton Klankosova.tv. Por, synim i prizrenasve do të jetë fitore për të mbetur tutje në garën për titullin kampion. Loja nis nga ora 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në platformën kryesore televizve, Artmotion. “Portokallezinjtë” e fituan ndeshjen e parë 84:77, e më pas fituan ‘Xehetarët’, tri ndeshje radhazi, 79:72, 71:88 dhe 80:74. Sfida pritet të jetë shumë interesante dhe me super spektakël,që dinë t’i dhurojnë këto skuadra./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.