Dështim pas dështimi, të njëjtin fat e pati edhe e 16-ta e Kuvendit (VIDEO) NULL NULL 15.05.2025 10:03 15.05.2025 10:03 Dështon edhe seanca e 16-të konstituive Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, legjislatura e nëntë, 17 prill, 2025. Foto: Kuvendi i Kosovës Ka dështuar edhe seanca e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca u ndërpre menjëherë, pas dështimit të formimit të Komisionit për votim të fshehtë. Pas kësaj seance, presidentja Vjosa Osmani do t’i pres në takim konsultativ liderët e të gjitha partive politike, duke nisur nga ora 13:00. /klankosova.tv Kadrijaj: Për respekt kemi dalë sot, në Kuvend po ndodh cirk Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, pas dështimit të seancës së 16-të për konstituim të Kuvendit, thotë se ky institucion është shndërruar në cirk. Madje ajo shton se partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje është ajo që nuk po ndërron qëndrim, dhe që sipas saj, është lidhur me një emër (Albulena Haxhiu), i cili nuk po kalon, transmeton Klankosova.tv. “Për respekt kemi dalë sot këtu, për shkak se po na vjen keq që po detyrohemi çdo 48 orë, edhe ju si media me ardhë me përcjell një cirk që po ndodh në Kuvendin e Kosovës, pa ndonjë ndryshim, pa tentim të ndryshimit nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse e keni pa, është dhënë alternativa, e thanë edhe parafolësit, këta janë lidhur me një emër që nuk po kalon, tha ajo. Bajrami: Asnjëherë s’kemi ushtruar presion tek deputetët e LDK-së apo trysni për votim të caktuar Hykmete Bajrami nga LDK ka mohuar se kryesia e saj, ka imponuar apo bërë presion që parlamentarët e këtij grupi, të votojnë në një formë të caktuar. Këto deklarata, Bajrami i dha pas dështimit të seancës së sotme në tentativën e 16-të për konstituim të kuvendit, transmeton klankosova.tv. ”Kryetari do të shkojë dhe do të shpalosë idenë me detaje të tjera. Për momentin kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për situatën në të cilën gjendemi”. ”Takimet në vazhdim janë për detajet në vijim. Nuk bëhet fjalë për ndarje të pozitave”. ”Nuk kemi vendosur kushte, as nuk kemi kërkuar dikastere, vetëm kemi elaboruar pse propozimi ynë është më e përshtatshme për situatën në të cilën gjendemi”. ”Asnjëherë nuk kemi kërku garanci apo trysni, te deputetët e LDK-së, nuk kemi ushtru kurrfarë presioni që të votohet në formë të caktuar”. Krasniqi i prerë: Haxhiu s’i ka marrë, s’i merr e as nuk do t’i marrë votat Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sërish se ata që po e bllokojnë vendin, janë deputetët e Lëvizjes Vetvëndosje. Para mediave pas dështimit të seancës, ai tha se kandidatja e VV-së për kryeparlamentare Albulena Haxhiu, nuk i ka marrë, nuk i merr dhe nuk do t’i marrë votat, njofton Klankosova.tv. “1 muaj më parë jemi mbledhur këtu për herën e parë të gatshëm për konstituimin e Kuvendit. 1 muaj më vonë e shumë muaj pas zgjedhjeve dhe ende jemi në bllokadën të cilën VV-ja po e mban. Kjo tashmë është e tepërt. I bëj thirrje VV-së dhe Albin Kurtit të që ta ndryshojë kandidaten e cila herë i merr 55 vota e herë 56, sepse nuk i ka marrë, nuk i merr dhe as nuk do t’i marrë 61. E pakuptueshme”, tha ai, njofton Klankosova.tv. Të shtunën seanca e radhës për konstituim të Kuvendit Të shtunën e 17 majit Kuvendi i Kosovës do të mblidhet përsëri, në mënyrë që të arrihet konstituimi i tij. Pas dështimit të seancës së 16-të, të shtunën do të jetë përpjekja e 17-të për të arritur deri te zgjedhja e kryetarit të parlamentit, transmeton Klankosova.tv. Seanca e së shtunës nis nga ora 10:30. As sot s’kaloi komisioni për votim të fshehtë Edhe sot ka dështuar komisioni për votim të fshehtë i propozuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari. 55 deputetë kanë votuar për, 1 ka qenë kundër këtij komisioni i cili po dështon tash e disa herë, njofton Klankosova.tv. Lëvizja Vetëvendosje as sot nuk e ndryshoi emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit e që është Albulena Haxhiu – për të cilën opozita thotë se nuk është figurë unifikuese. Nis seanca konstituive, e 16-ta me radhë Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e 16-ta me radhë. Edhe sot, pritet që kryesuesi i seancës Avni Dehari të propozojë komision për votim të fshehtë, gjë e cila ka dështuar në ato të fundit, njofton Klankosova.tv. Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet sërish, për herë të 16-të në përpjekje për t’u konstituuar. Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i mbledh votat për të zgjedhur kryekuvendarin e as nuk po heq dorë së propozuari Albulena Haxhiun për këtë pozitë, njofton Klankosova.tv. “A bën kur të kryhet”, Haradinaj e ndryshon pak rutinën para fillimit të seancave Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot e ndryshoi pak rutinën e tij. Kjo pasi ai vendosi të mos flasë para fillimit të seancës konstituive gjë të cilën e ka bërë gjithmonë, pasi tha: “A bën pas seancës”. Haradinaj ka qenë gjithmonë i gatshëm të flasë për mediat para dhe pas dështimit të seancës duke thënë se Albulena Haxhiu nuk është figurë unifikuese për kryeparlamentare, njofton Klankosova.tv. Kurti si zakonshëm, s’iu flet gazetarëve Kryeministri në detyrë, Albin Kurti as sot s’iu përgjigj gazetarëve teksa ishte nisur për të hyrë drejt Kuvendit të Kosovës. Ai tashmë ka arritur atje dhe pas pak pritet të nisë seanca e 16-të konstituive e Parlamentit të Kosovës, njofton Klankosova.tv. Zemaj: Pa marrëveshje politike nuk ka zgjedhje të kryetarit të Kuvendit Deputeti i betuar i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se pa marrëveshje politike, nuk do të ketë zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, e as formim të Qeverisë. Ai tutje rikthekson se qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar, transmeton Klankosova.tv. “Është me rëndësi që pa marrëveshje politike nuk ka as zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, as Qeverisë. Qëndrimi i LDK-së është i qartë, edhe tek presidentja dhe në seancën plenare, ne kemi ofruar një zgjidhje”, tha ai. Tutje, Zemaj thotë se sipas zhvillimeve në politikë, asnjë parti nuk do bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas ti, situata që ka kapluar sot Kuvendin e Kosovës, është si pasojë e VV-së. Seanca nis ndryshe sot, deputetët para vetes do kenë një letër Seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës do të nisë ndryshe sot. Kjo për faktin se para secilit vend të deputetëve ka një dokument, njofton Klankosova.tv. Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani i cili po qëndron brenda sallës së parlamentit ka njoftuar se ajo letër ka ardh nga sekretaria e Kuvendit dhe ka të bëjë me dokumentin e AAK-së, partia e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë vlefshmërinë e komisionit për votim të fshehtë, njofton Klankosova.tv. Në të thuhet se Gjykata e ka pranuar lëndën e AAK-së të dorëzuar pak ditë më parë nga deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj. Më poshtë mund ta shihni nga afër dokumentin. Dështimet për konstituim, Murati: Kemi zbatuar të gjitha obligimet kushtetuese Deputeti i betuar i VV-së, Hekuran Murati ka thënë se si parti kanë kryer të gjitha obligimet kushtetuese, duke folur kështu para nisjes së seancës së 16-të konstituive të Kuvendit të Kosovës. 15 seancat e mëparshme kanë dështuar, derisa Murati shpreson se sot do të ketë reflektim, transmeton Klankosova.tv. “Kemi zbatuar të gjitha obligimet kushtetuese, por kemi parë që nga opozita që nuk kanë marr fare pjesë në votim, ose votojnë kundër”, tha Murati para mediave. Berisha (AAK): Nuk presim ndonjë rezultat nga takimi i presidentes me partitë politike Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pak para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se si parti nuk presin ndonjë rezultat nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me kryetarë të partive politike. “Në fakt, duhet të konsumohen edhe këto dy veprime: ftesa nga presidentja dhe një pyetje që ia kemi bërë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja, sepse partitë politke janë deklaruar para takimit”, tha ai, raporton EO, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 15 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 20 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 23 orë më parë