Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjuha gjatë fushatës: LVV s’paguan borxhin prej 212 mijë e 500 euro (VIDEO)

NULL NULL
14.05.2025 20:35

Folen shumë, përgjatë fushtës zgjedhore, por fjalëve që i nxorën nga goja edhe ua panë sherrin.

Për një muaj, me gjuhën më të ligë priu partia e Albin Kurtit, e cila udhëheq edhe në listën e gjobave në tabelën e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, disa prej të cilave i mori, pikërisht për shkak të gjuhës së liderit të saj.

Që nga 11 janari e deri më 9 shkurt ky subjekt politik u gjobit rrafsh 47 herë, me plotë  212 mijë e 500 euro.

Por, edhe tre muaj pas ditës kur qytetarët e votuan, për to nuk është paguar as edhe një cent.

Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.