Pacers në finale të Konferencës, “shokojnë” Cavs NULL NULL 14.05.2025 16:42 14.05.2025 16:42 Indiana Pacers kanë e kanë fituar 4:1 serinë ndaj Cleveland Cavaliers për të kaluar në finalen e Konferencës Perëndimore. Ata mbrëmë e shënuan fitoren e tretë me radhë si mysafirë të njëherë kampionit të NBA-së. Nuk mjaftuan 35 pikët e Donovan Mitchellit që Cavs ta ngushtojnë epërsinë e Pacers në 3:2. Tyrese Haliburton ishte edhe një herë vendimtar, kësaj radhe me 31 pikët e tij. Ata në finalen e Lindjes do të kenë punë me fituesin e serisë tjetër mes kampionit në fuqi, Boston Celtics, dhe New York Knicks, ku këta të fundit kanë avantazhin prej 3:1.