Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

TikTok tërheq filtrin kontrovers ‘të shëndoshë’

NULL NULL
13.05.2025 23:42

TikTok ka tërhequr një filtër të diskutueshëm që u lejonte përdoruesve të ndryshonin fotot e tyre për t’u dukur më të shëndoshë.

Çdo video e filtruar nga inteligjenca artificiale në aplikacion ndjek të njëjtin model. Fillon me një foto të pamodifikuar të përdoruesit – zakonisht të dobët – përpara se “filtri i shëndoshë” të rrjedhë poshtë ekranit, duke ndryshuar fizikun e subjektit, ndërsa luhet kënga “Anxiety” nga reperi dhe kantautorja amerikane Doechii.

Ndërsa shfaqeshin gjithnjë e më shumë video të tilla, u krijua një reagim i ashpër nga përdoruesit e shqetësuar për një mesazh të nënkuptuar “turpi” për personat e shëndosh. 

Kompania e TikTok i tha BBC-së se e kishte hequr filtrin nga aplikacioni i saj dhe se po shqyrtonte videot që paraqisnin filtrin, duke i bërë ato të papërshtatshme për rekomandim dhe duke i bllokuar ato nga llogaritë e adoleshentëve. / Klankosova.tv 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.