Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala: Prezenca e Trendafilovës ofendon sikur me ardhë silueta e Sllobodan Millosheviqit (VIDEO)

NULL NULL
13.05.2025 13:38

Prezenca në Kosovë e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, është kriminale, deklaroi opinionisti Azdren Shala.

Në emisionin Kosova Today në Klan Kosova ai shtoi se “kjo zonjë këtu ofendon si me ardhë silueta e Sllobodan Millosheviqit”.

“Për mua është njëjtë sikur imazhi i kësaj zonje në Kosovë, sikur me ma pru një poster të Sllobodan Millosheviqit, është njëjtë në Kosovë. Njëjtë i ofendon ushtarët e luftës. Prandaj pavarësisht peshës ose jo, prezenca e saj me simbolikën mbrapa, është kriminale, i fyen veteranët e luftës, i fyen të gjithë ata që janë të lidhur me luftën”.

“Kjo zonjë këtu me imazhin e saj ofendon aq sa ofendon Sllobodan Millosheviqi. Pikë”, tha tutje Shala.

Konferenca e planifikuar e Trendafilovës është anuluar, siç thuhet, në interes të sigurisë publike dhe sipas këshillave të Policisë së Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.