Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 15 herë u gjuajt me kallashnikov, të dyshuarit u arratisën – kush ishte cak mbrëmë te Rruga B? (VIDEO)

NULL NULL
13.05.2025 09:47

Të shtënat me kallashnikov në mesnatë te Rruga B trazuan banorët. Dy persona, me armë në duar shkrepën mbi 15 herë, për motive akoma të panjohura.

Klankosova.tv ka publikuar mbrëmë pamje ekskluzive, ku dëgjohen gjuajtjet me armë dhe britmat, teksa u shkrepën plumbat – ndërsa nuk dihet kush ishte cak.

Në video shihet edhe njëri nga të dyshuarit, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka intervenuar menjëherë pas denoncimit të incidentit, por nuk ka arritur t’i kap personat e përfshirë në rast.

Vendi ku ndodhi rasti është ekzaminuar nga njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë sekuestruar edhe gëzhojat e armëve të përdorura.

Fatmirësisht të lënduar nuk ka, por vetëm dëme në disa vetura.

Vetura të dëmtuara rëndë nga breshëri i kallashnikovit sonte te Rruga B (FOTO)

Klankosova.tv që nga mbrëmë ka tentuar të marrë një konfirmim zyrtar nga Policia, por akoma nuk kanë kthyer përgjigje.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.