Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Islam Selmani del i pesti në Kampionatin Evropian të karatesë

NULL NULL
10.05.2025 17:27

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Islam Selmani është radhitur i pesti në Kampionatin Evropian të karatesë.

Në një postim në Facebook, KOK-u bën të ditur se Islam Selmani ishte shumë afër podiumit në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Yerevan të Armenisë.

“Karateisti ynë luftoi sot për medaljen e bronztë dhe pavarësisht epërsisë 3:0, në sekondat e fundit pësoi humbje nga armeni, Yura Zalyan, kategoria -61 kg”.

“Kampioni i Evropës për junior, Selmani, dëshmoi se është e ardhmja e karatesë, sikurse Betim Maliqi që sot fitoi të bronztën”, thuhet në njoftim.

Nesër të njëjtën medalje e kërkon ekiporja e vajzave, të cilave KOK-u iu uron suksese.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.