Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit NULL NULL 09.05.2025 17:57 09.05.2025 17:57 Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy kamionëve sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30. “Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”. “Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv