“Urime kampionja jonë” – Majlinda Kelmendi urohet për ditëlindje nga Federata e Xhudos së Kosovës NULL NULL 09.05.2025 11:20 09.05.2025 11:20 Kampionja Olimpike dhe një nga figurat më të ndritura të sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, feston sot ditëlindjen e 34-të. Me këtë rast, Federata e Xhudos së Kosovës i ka dërguar një urim të veçantë kampiones që ka bërë historinë për vendin tonë në arenën ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv. “Urime ditëlindjen, kampionja jonë Majlinda Kelmendi! Sot feston ditëlindjen simboli i krenarisë sonë kombëtare. Me arritjet e saj, lartësoi Kosovën!”, thuhet në urimin e Federatës. Kelmendi është kampione olimpike, dy herë kampione bote dhe katër herë kampione e Evropës , një ikonë e padiskutueshme e sportit, që ka gdhendur emrin e saj në historinë kombëtare dhe ndërkombëtare. “Faleminderit që na dhe kaq shumë gëzim, nder dhe emocione të paharrueshme! Urime ditëlindjen, kampione!”, ishte urimi i Federatës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Thiago Silva me 40 vjet, e portieri me 44 sosh çojnë Fluminensen në gjysmëfinale të Botërorit 25 minuta më parë