“Vota jote nuk ka çmim” – Ambasada amerikane mesazh për zgjedhjet e 11 majit NULL NULL 09.05.2025 11:11 09.05.2025 11:11 Dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, duke e cilësuar atë si një mjet të fuqishëm për të ndikuar në të ardhmen e tyre. “Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim”, thuhet në mesazhin e SHBA-së, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.