Aksident mes veturës dhe kamionit në Kçiq të Mitrovicë, lëndohet një person NULL NULL 08.05.2025 11:36 08.05.2025 11:36 Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës, si pasojë një person ka pësuar lëndime. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Avni Zaiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës. Zaiti deklaroi se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion. “I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, deklaroi ai për Klankosova.tv.