Ekskluzive në Prive Klan Kosova: Fero në gjykatë – a e mori kujdestarinë e vajzës? (VIDEO) NULL NULL 07.05.2025 13:04 07.05.2025 13:04 Fero. Pamjet nga Prive Klan Kosova. Mëngjesi i kësaj të mërkure ka qenë një ditë e rëndësishme për reperin, Fero. Paparazzi i Prive Klan Kosova ka zbuluar se artisti ditën e ka filluar në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe shkak u bë seanca për kujdestarinë e vajzës, të cilën aktualisht po e mban e ëma, Arbenita. Burimet e Prive Klan Kosova kanë bërë të ditur se në seancë ka qenë Fero me avokaten e tij, ndërsa pala tjetër, pra Arbenita, nuk ka qenë e pranishme. Në pamje shihet se Fero ka qenë gjatë gjithë kohës i shoqëruar me sigurim dhe deri te gjykata ka shkuar me një veturë Bentley. Fero për Prive Klan Kosova ka potencuar se nga tetori i vitit të kaluar nuk e ka parë vajzën dhe se nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me të dhe nënën e saj. Intervistën e plotë me të gjitha detajet do të keni mundësi ta ndiqni në Prive Klan Kosova të shtunën nga ora 19:00./Klankosova.tv View this post on Instagram A post shared by Prive Klan Kosova (@prive_klankosova) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Justin Bieber flet për gjendjen e tij emocionale, këshillohet nga fansat të largohen nga LA 16 orë më parë