Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katy Perry bëhet përsëri virale, me fotografitë me AI në Met Gala 2025

NULL NULL
06.05.2025 16:40

Katy Perry po bëhet sërish virale vetëm disa javë pasi udhëtimi i saj ‘i çuditshëm’  në hapësirë ​​​​Blue Origin  shkaktoi reagime të shumta në internet.

Megjithatë, krijuesja e hitit “Teenage Dream” mund të marrë një psherëtimë lehtësimi pasi nuk po kritikohet aspak këtë herë.

Pavarësisht se mungoi në Met Gala të së hënës, e mbushur me yje, Perry u shpall ‘e veshura më mirë’ pasi fotot e saj të gjeneruara nga inteligjenca artificiale në këtë event filluan të qarkullonin në X.

Tifozët thanë se pamja e Perry-t ishte “veshja e natës” – duke e vendosur atë mbi pjesëmarrëset si Kim Kardashian, Rihanna dhe Gigi Hadid. / Klankosova.tv

Imazhet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale të Katy Perry-t në Met Gala 2025 po bëhen virale pasi ylli nuk mori pjesë në eventin e mbushur me yje për të dytin vit radhazi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.