Rrezik nga “Crypto”: Paraziti i fshehtë që imiton kancerin e zorrës NULL NULL 06.05.2025 09:15 06.05.2025 09:15 Të paktën 28 persona janë prekur nga një parazit vdekjeprurës që shkakton simptoma të ngjashme me kancerin e zorrës së trashë, në një fermë për përkëdheljen e kafshëve në Uells. Paraziti quhet cryptosporidium, ose shkurt “crypto”, dhe mund të infektojë sistemin tretës si të kafshëve ashtu edhe të njerëzve, transmeton klankosova.tv. Infektimi ndodh zakonisht përmes kontaktit me jashtëqitjet e infektuara, dhe sëmundja, e njohur mjekësisht si kriptosporidiozë, mund të përhapet edhe nga personi në person, veçanërisht nëse nuk respektohet higjiena e duarve. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), një person i infektuar mund të nxjerrë deri në 100 milionë mikrobe të cryptos me vetëm një jashtëqitje. Mjafton gëlltitja e vetëm dhjetë prej tyre për të zhvilluar sëmundjen. Grupet më të rrezikuara për komplikacione serioze përfshijnë personat me sistem të dobët imunitar, si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe pacientët që marrin trajtim për kancer. Simptomat sipas Mail Online, mund të jenë të vështira për t’u dalluar, pasi shpesh ngatërrohen me probleme më të zakonshme si sindroma e zorrës së irrituar apo helmimi nga ushqimi. Autoritetet shëndetësore kanë nisur hetimet dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të praktikojnë higjienë të rreptë, sidomos pas kontaktit me kafshë ose ambientet ku ato mbahen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Tre vitamina që mund të forcojnë imunitetin dhe të përshpejtojnë humbjen e peshës 17 orë më parë