Krimi i rëndë në Prizren, nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore të 10-vjeçares NULL NULL 06.05.2025 09:19 06.05.2025 09:19 Foto ilustruese. Emergjenca, QKUK. Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc. Plagë nga thika ka marrë edhe vajza tjetër e të dyshuarit, e cila është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në QKUK. Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, për Klankosova.tv ka folur drejtori i QE-së, Naser Syla. Syla tha se gjendja e saj është stabile. “Duke u trajtuar është tek ne. Ta shohim pas ekzaminimeve ku do ta dërgojmë. Sipas të gjitha gjasave në ORL do të shkojë”, tha Syla për Klankosova.tv.