Begaj e Spiropali nderojnë dëshmorët (VIDEO) NULL NULL 05.05.2025 12:30 05.05.2025 12:30 Sot shënohet 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Presidenti Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali bënë homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. Kreu i Shtetit nderoi veprën e tyre sublime për atdheun, ndërsa përcolli një mesazh të veçantë për të rinjtë. “Më 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, përulemi para guximit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Vlerat e tyre, trimëria dhe përkushtimi ndaj lirisë janë trashëgimi e shenjtë. Ne e kemi për detyrë t’i përcjellim brezit të ri këtë flakë atdhedashurie, duke nderuar përjetësisht kujtimin e tyre”, – u shpreh Begaj, në profilin e tij zyrtar në facebook.