Me nderime të larta varroset komandant “Ftyra” NULL NULL 28.04.2025 19:04 28.04.2025 19:04 Varrimi i Naser Shalës Sot, me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake, u zhvillua ceremonia e varrimit të ish-veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala, i njohur me nofkën e luftës komandant “ftyra”. Përmes një komunikate për media, komuna e Malishevës bëri të ditur se ceremonitë mortore nisën me homazhe në sallën e sportit të Banjës, ku shumë bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë bënë nderimet e fundit pranë arkivolit të tij. Në mesin e pjesëmarrësve ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të FSK-së, Policisë së Kosovës, strukturave komunale, si dhe personalitete të tjera nga jeta publike në trojet shqiptare. Në mbledhjen komemorative të mbajtur pas homazheve, u ndanë kujtime dhe vlerësime për jetën dhe veprimtarinë e Komandant Ftyrës. Fjalime mbajtën Fatmir Limaj, komandant Çeliku dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Ekrem Kastrati, kryetar i Komunës së Malishevës, Metush Kryeziu, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë; dhe Fatmir Shurdhaj, në emër të familjes dhe banorëve të fshatit Banjë. Ceremonia përfundoi në varrezat e fshatit Banjë, ku me nderime ushtarake dhe rite fetare, Shala u përcoll për në banesën e fundit, duke lënë pas një trashëgimi krenare për brezat që vijnë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 19 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21 orë më parë