Spektakël për të mbajtur mend në Ferizaj, Kastrioti e fiton Kupën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve NULL NULL 27.04.2025 22:44 27.04.2025 22:44 Spektakël i vërtetë ishte finalja e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Pas një dueli shumë të fortë, Kupën e Kosovës e fitoi Kastrioti i Ferizajt. Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë të ditur se në praninë e 3 mijë shikuesve, Kastrioti në finale e mposhti Besa Famgasin me rezultat 29:24. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa shkëputja e ferizajasve u bë në mesin e pjesës së dytë. Më pas Kastrioti e mbajti epërsinë deri në fund. Portieri Wadi Chebbi u dallua te Kastrioti edhe në finale, ndërsa u shpall lojtari më i vlefshëm i turneut përfundimtar të Kupës. Deniz Terziqi i shënoi dhjetë gola për Kastriotin. Pesë i shënoi Lulzim Shabani e nga katër Hamdi Salihu e Vlerson Zherka. Te Besa më efikasi ishte Olsi Mulaj me shtatë gola. Gjashtë i kishte Vladimir Stankoviq, ndërsa nga tri Edonis Hajra e Amar Muqolli. Kastrioti e mbrojti trofeun e Kupës, ndërsa e fitoi për herë të tetë. Kupën e Kosovës, kapitenit të Kastriotit, Rron Ramadani, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.