“Shoqet” që duan burrat, biseda interesante mes tyre (VIDEO) NULL NULL 26.04.2025 23:10 26.04.2025 23:10 Në një skenë të re televizive që premton të sjellë zërin e gruas me gjithë thellësinë, ngjyrat dhe ndjeshmërinë e saj, vjen emisioni më i ri në Klan Kosova, “Shoqet”. Me një kombinim të pazëvendësueshëm të personaliteteve të forta dhe me ngjyra, vijnë Xheraldina Rexhepi, Saranda Shala, Genta Osmani dhe Lyra Gashi, të cilat bashkohen në një panel për të trajtuar jetën në të gjitha dimensionet e saj nga temat aktuale, debatet e nxehta, te shakatë, dramat dhe momentet e sinqerta që na bashkojnë të gjithëve. “Shoqet” nuk është thjesht një emision – është një hapësirë ku ndjeshmëria, forca dhe realiteti bashkohen për të krijuar një bisedë të vërtetë dhe pa filtra. Çdo të diel, në ora 20:45, drejtpërdrejt në Klan Kosova, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij rrëfimi të ri që vendos gratë në qendër – ashtu siç janë: të forta, të bukura dhe të pandalshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Italia e bllokuar: Martohet Bezos dhe Sanchez, por lanë pasuritë e ndara (VIDEO) 1 orë më parë