Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një person lëndohet nga aksidenti mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

NULL NULL
26.04.2025 16:29

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Gllarevë të Klinës, në magjistralen Prishtinë – Pejë. të shtunën pasdite.

Për Klankosova.tv, Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Pejës, ka thënë se i lënduari është dërguar të marrë tretman mjekësor për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Sot rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë”.

“Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në QKMF-në në Klinë për tretman mjekësor””, ka thënë Rugova. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme