Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngërçi politik, Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive

NULL NULL
25.04.2025 18:09

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tashmë ka ofruar gatishmëri të plotë për konsultime me liderët e partive, kurdo që ata e shohin të nevojshme, deklaroi për Klankosova.tv Bekim Kupina, këshilltar për media.

Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime lidhur me situatën në Kuvend, kurdo që ata e shohin të nevojshme, shtoi ai.

Sot u mbajt seanca e katërt me radhë që ka dalë në votim e propozuara  e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulen Haxhiu, e cila sërish nuk mori vota të mjaftueshme.

Seanca tjetër mbahet pas 48 orësh, të dielën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.