Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet një predhë në Kaçanik, sigurohet vendi i ngjarjes

NULL NULL
25.04.2025 17:51

Një predhë është gjetur në një zonë malore në Kaçanik sot nga një qytetar.

Lajmin për Klankosova,tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Është bërë e ditur se vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti policor dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për tërheqjen dhe neutralizimin e mjetit shpërthyes.

“Sot rreth orës 17:30, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informatë se në rrugën “Çlirimtarët” në Kaçanik të Vjetër, në një zonë malore të largët nga vendbanimet, është vërejtur një mjet i pashpërthyer (predhë). Menjëherë pas pranimit të informatës, vendi i ngjarjes është siguruar nga njësitë policore dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për tërheqjen dhe neutralizimin e mjetit shpërthyes”, njofton PK.

lajme të ngjashme