“Djalin n’burg s’e la”- Shpërthen në lot nëna e të burgosurit NULL NULL nga saranda aliu 25.04.2025 19:45 nga saranda aliu 25.04.2025 19:45 Djalin e madh e ka në burg që 1 vit e 7 muaj. Që kur djali i saj u burgos, nëna Florije Selimi nuk ka shkelur më në shtëpinë ku jetonte Kastrioti me bashkëshorten dhe dy fëmijët në Trudë të Prishtinës. Ajo është e bindur se djali i saj, Kastriot Shala, po e vuan dënimin për një krim që nuk e ka kryer. Pra, për tentim-grabitjen e një këmbimtari në Gjilan, në maj të vitit 2018, për të cilin rast është i akuzuar edhe shoku i tij, Leutrim Latifi. Sipas saj, Kastrioti nuk ka qenë fare në Gjilan në atë kohë, pasi po mjekohej nga pasojat e një aksidenti me veturë që kishte ndodhur në mars të atij viti. Fajin për burgosjen e të birit ajo thotë se e ka dëshmia e dhënë nga A.H., këmbimtari që ishte shënjestra e grabitjes. Sipas saj, A.H. ka deklaruar se disa zyrtarë policorë e kishin nxitur që të përmendte emrin e Kastriotit si njërin nga grabitësit. Ajo thotë se për këtë ka edhe dëshmi, përfshirë bisedat e regjistruara me A.H. Në to, Florije Selimi i kërkon atij të tregojë të vërtetën, ndërsa A.H. shprehet i gatshëm të dëshmojë sërish në gjykatë. Në një tjetër pjesë të bisedës, Florija rrëfen se A.H. i kishte thënë që meqenëse në të kaluarën kishte qenë polic, u ishte bindur ish kolegëve të tij kur ata e kishin shtyrë ta përmendte emrin e Kastriotit. Kiksi pyeti të dëmtuarin nëse me të vërtetë policët hetues e kanë shtyer të deklaroj se në vendin e ngjarjes kanë qenë të akuzuarit, Shala dhe Latifi. Për të njëjtën çështje, Florija thotë se kanë shkuar bashkë me A.H. te prokurori i rastit Agron Uka, për të dorëzuar dëshmitë e reja. Por sipas saj, prokurori i ka thënë se ishte shumë vonë për ndryshime pasi procesi kishte përfunduar. Nëna e Kastriotit e mohon përfshirjen e të birit në 33 rastet e tjera të grabitjes për të cilat ai dyshohet. Ajo thotë se si shkak i të kaluarës penale, të birit i është njollosur emri, duke e dënuar për një vepër të cilën nuk e ka bërë. Kiks Kosova ka vizituar edhe shtëpinë e të dënuarit tjetër, Leutrim Latifi, në lagjen Arbëria të Prishtinës, ku ka takuar nënën e tij. Edhe nëna e Leutrimit, Fahrije Latifi thotë se i biri i saj nuk e ka kryer këtë vepër. Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi, janë të akuzuar për veprat penale “grabitje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, për të cilat vepra janë dënuar me nga 4 vjet e 8 muaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më e ndjeshme (VIDEO) 19 minuta më parë